Austria arriti fitoren më të thellë historike në ndeshje zyrtare, duke mundur San Marinon me rezultatin 10-0. Protagonisti i kësaj ndeshjeje ishte Marko Arnautoviç, i cili shënoi katër herë.
Me këto katër gola, Arnautoviç u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares austriake, duke arritur 45 gola. Ai kaloi legjendën Toni Polster, i cili kishte shënuar 44 herë.
Toni Polster komentoi ngjarjen duke thënë: “E kisha parashikuar që do të më thyente rekordin. Jam i lumtur për të. Megjithatë, Marko ka luajtur më shumë ndeshje për kombëtaren se unë”, duke shtuar se ai ka luajtur 95 ndeshje, kundrejt 128 të Arnautoviçit.
Ish-sulmuesi i njohur nuk kurseu kritikat për skuadrën e San Marinos. Ai deklaroi: “Kjo skuadër nuk duhet të ketë vend në arenën ndërkombëtare. Është një skuadër e dobët, jo një ekip kombëtar. Nuk kam parë kurrë një skuadër kaq të pafuqishme.”