Nuredin Dumani rrëfen për arratisjen nga burgu të Altin Ndoci
Altin Ndoci, një personazh i njohur për autoritetet, u arratis sot nga spitali në Durrës. Emri i tij është përmendur më parë edhe nga Nuredin Dumani. Në dëshminë e tij, Dumani ka deklaruar se kishte dëshirë të vriste si Altin Ndoci, ashtu edhe Talo Çela. Ai gjithashtu u shpreh se Altin Ndoci kishte tentuar të vriste vëllain e tij, por arma iu bllokua.
“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin, dëshiroja që ata të vriteshin, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte pasi Altin Ndoci tentoi të vriste vëllain tim, por arma iu bllokua. Unë doja të ndihmoja për t’i vënë në lëvizje ata, jo t’i vrisja vetë. Pasi u takuam, vendosa ta ndihmoja”, ka thënë Dumani.
