Arratisja e Altin Ndocit, pezullohen drejtuesit e burgut

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohen drejtuesit e burgut të Durrësit

Arratisja e sotme e të paraburgosurit Altin Ndoci ka shkaktuar një tronditje në drejtorinë e burgut të Durrësit. Sipas raportimeve, mes personave të pezulluar nga detyra është edhe drejtori i institucionit, Indrit Cërloj.

Në total janë pezulluar 10 persona, përfshirë zv/drejtorin dhe mjekun e burgut të Durrësit.

Altin Ndoci u arratis gjatë ditës së sotme pasi, gjatë një vizite mjekësore pranë spitalit rajonal të Durrësit, ai u largua nga ambientet dhe arriti të shmangë autoritetet.

Scroll to Top