Arrest shtëpie, 14 pasuri të sekuestruara autorit të vrasjes së Mëhallës

Vrasja e Mondi Mëhallës: Njërit nga autorët i janë sekuestruar 14 pasuri në qershor

Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një person i njohur për autoritetet.

32-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie për veprën penale të pastrimit të parave, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij. Këto pasuri përfshijnë:

  • 12 automjete
  • 1 motor
  • 1 apartament
  • Një biznes me fushë veprimtarie “Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira” në Elbasan

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar transaksione të shumta financiare të lidhura me veprimtarinë e prostitucionit. Është dokumentuar se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar për t’u paraqitur si ligjore, përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Scroll to Top