Arrestohet 30-vjeçari në Berat, i kapur me kokainë, kanabis dhe para false
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi iu gjetën drogë dhe para false në automjet dhe në banesë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në Berat. Forcat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjatë kontrolleve në automjetin që ai drejtonte dhe në banesën e tij, kanë gjetur sasi kokaine dhe kanabisi, një mjet prerës (thikë) dhe dy kartëmonedha të dyshuara false.
Sendet e kundërligjshme janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, sipas njoftimit të policisë.
