Kërkohej nga Kosova për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan
Një 34-vjeçar, banues në Cërrik, i identifikuar me inicialet A.S., është arrestuar në Elbasan pasi ishte në kërkim nga autoritetet kosovare.
Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, ka kryer procedurat e nevojshme për ekstradimin e 34-vjeçarit.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, arriti të gjente dhe të arrestonte shtetasin A.S., me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
