Autoritetet serbe kanë ndaluar një shtetas italian 35-vjeçar, si pjesë e masave të rrepta të sigurisë para ndeshjes Serbi–Shqipëri, e cila zhvillohet sonte në Leskovac.
I riu, me inicialet E.E., u ndalua në pikën kufitare të Merdarës. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia zbuloi një fanellë me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Mediat serbe raportojnë se shtetasi italian është akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe racore. Ai është marrë nën masën e ndalimit për 48 orë, derisa të paraqitet para gjykatës.
Ngjarja ndodh në një kontekst të tensionuar sportiv dhe politik.