durresLajmenegativepolicia

Arrestim në Durrës: 37-vjeçari godet kushërinjtë me sende të forta

Goditi dy kushërinj me sende të forta, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje rreth një konfliktit me dy të plagosur në zonën e Spitallës. Autoritetet njoftojnë se autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar.

Sipas informacioneve, rreth orës 08:30, është bërë një njoftim se në lagjen numër 15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, të cilët janë kushërinj.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia raporton se “Goditi me sende të forta, për motive të dobëta, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga, 37-vjeçari.”

Gjatë konfliktit, dyshohet se 37-vjeçari ka qëlluar në ajër me armë me fishekë manovër. Mjeti ka mundur të gjendet dhe të sekuestrohet si provë materiale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative, shtetasi K. K. është arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë, dy të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet e rastit do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.