Arrestim në Greqi: Hakeri i “Venom RAT” kapet, miliona euro të vjedhura

Arrestohet në Greqi personi i dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolëve me kriptovaluta

Një person, që konsiderohet si i dyshuari kryesor pas rrjetit të malware të quajtur “Venom RAT”, është arrestuar në Greqi më 3 nëntor. Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të gjerë policor të Europol-it, të emërtuar “Endgame”. Ky operacion synonte disa nga hakerat më të njohur (të identifikuar si Rhadamanthys), si dhe trojanët “VenomRAT” dhe “Elysium”, të cilët janë elementë kyç të krimit kibernetik ndërkombëtar.

Aktiviteti policor, që po zhvillohet në periudhën 10-13 nëntor 2025, përfaqëson fazën më të fundit të një operacioni të vazhdueshëm. Ky operacion është krijuar për të goditur infrastrukturat kriminale dhe për të luftuar grupet që mundësojnë vjedhjen e të dhënave në mbarë botën.

Sipas Europol-it, “infrastruktura e malware-it e shkatërruar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar, të cilët mbanin miliona të dhëna të vjedhura”. Një pjesë e madhe e viktimave nuk ishin në dijeni se sistemet e tyre ishin infektuar.

Europol deklaron se personi i arrestuar kishte akses në më shumë se 100 000 portofole dixhitale (crypto-wallets) të viktimave, me një vlerë potencialisht prej miliona eurosh.

Agjencia europiane bëri të ditur se në këtë operacion morën pjesë mbi 100 oficerë nga agjenci zbatuese të ligjit të vendeve si:

  • Australi
  • Kanada
  • Danimarkë
  • Francë
  • Gjermani
  • Greqi
  • Lituani
  • Holandë
  • SHBA
Scroll to Top