Arrestim në Selenicë: 27-vjeçar kërcënoi me armë pas debati

27-vjeçar arrestohet në Selenicë pasi kërcënoi me armë pas një debati

Një 27-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë në Selenicë të Vlorës, pasi gjatë një konflikti me një person tjetër, ka kërcënuar me armë gjahu. Sipas informacioneve, arma ishte me leje dhe në pronësi të babait të të arrestuarit.

Autoritetet kanë sekuestruar armën dhe po vijojnë hetimet për këtë rast, për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me 27-vjeçarin me iniciale L.I.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë i referuan materialet Prokurorisë dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. I., 27 vjeç. Ai dyshohet se gjatë një debati për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu (të cilën e posedonte me leje babai i tij) shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Rromsë, Selenicë.

Arma e gjahut u sekuestrua si provë materiale.

Scroll to Top