Arrestim në Tiranë për plagosje me thikë të një 18-vjeçari

Një 19-vjeçar u arrestua në Tiranë pas plagosjes me thikë të një 18-vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”. Ky shtetas dyshohet se plagosi me thikë një 18-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 23 nëntor të vitit 2025.

Sipas policisë, të rinjtë patën një konflikt për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacione të siguruara, kanë organizuar punën dhe, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top