Arrestim për dhunë ndaj krushkut në Tiranë

45-vjeçar arrestohet në Tiranë për dhunë ndaj krushkut

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj krushkut të tij. Viktima po merr ndihmë mjekësore në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top