Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur vazhdimisht një 22-vjeçare dhe e ka goditur atë me grushte.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar shtetasin A. (24 vjeç) për veprat penale të përndjekjes dhe dhunës fizike.
Materialet e dosjes i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
