Arrestime në Gjermani: Dyshohet planifikim sulmi terrorist

Dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist në një treg, arrestohen pesë persona në Gjermani

GJERMANI – Autoritetet gjermane kanë arrestuar pesë persona pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist në një treg Krishtlindjesh në Bavari.

Sipas zyrës së prokurorit të shtetit, në pranga kanë rënë një shtetas egjiptian rreth 56-vjeç, një sirian 37-vjeçar dhe tre marokenë të moshës 22, 28 dhe 30 vjeç.

Sipas mediave ndërkombëtare, këta shtetas po merren në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi rastin.

Scroll to Top