Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë thyer xhamat e një lokali dhe kanë dhunuar një person.
Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit, shtetasit E. Gj. (43 vjeç) dhe M. Gj. (52 vjeç), dyshohet se për motive të dobëta kanë thyer xhamat dhe kanë dëmtuar pajisjet e lokalit në pronësi të shtetasit E. D. Njëri prej të arrestuarve, 43-vjeçari, akuzohet gjithashtu se ka goditur me grushte vëllain e pronarit të lokalit. Ndërkohë, gjatë kohës që ndodhej në dhomën e shoqërimit, i njëjti person dyshohet se ka dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.
