Arrestime në Tiranë: Të rinj të kapur me armë dhe drogë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me armë në automjet.

Dy persona kanë rënë në pranga pasi u konstatuan duke qarkulluar me armë me vete në automjet. Njëri prej të arrestuarve rezulton të jetë i dënuar më parë për krime.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar:

  • 2 armë zjarri
  • 2 armë gjahu
  • 1 armë e ftohtë
  • municion luftarak
  • lëndë narkotike

Në pranga kanë përfunduar:

  • I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
  • B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Scroll to Top