Arrestime për drogë pranë gjimnazeve në Durrës

Shisnin drogë pranë gjimnazeve/ 12 persona të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatorin e grupit. Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi.

Në kuadër të operacionit “CLEANING 3”, janë sekuestruar:

  • 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë.
  • 620 doza marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë.
  • 2 peshore elektronike.
  • 16 telefona celularë.
  • 3 armë të ftohta (thika).
  • 1 përforcues grushti.
  • Fishekë luftarakë.

Personat e arrestuar janë:

  • Blerim Oshafi, 32 vjeç.
  • Aurel Prendi, 24 vjeç.
  • Elkid Shehu, 19 vjeç.
  • Taulant Dervishi, 36 vjeç.
  • Fatmir Canollari, 31 vjeç.
  • Greg Kamberi, 27 vjeç.
  • Indrit Hadja, 35 vjeç.
  • Sulejman Shahaj, 58 vjeç.
  • Indrit Dakavelli, 38 vjeç.
  • Mariglen Keçi, 29 vjeç.
  • Vladimir Shehu, 20 vjeç.

Për Mariglen Keçin dhe Vladimir Shehun rëndon edhe akuza për “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.

Ndërkohë, vijon në kërkim edhe shtetasi B. M., ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.

Scroll to Top