Arrestime për gërmime të paligjshme në Selcë të Poshtme

Policia e Pogradecit ka arrestuar tre të rinj për gërmime të paligjshme në zonën e varreve monumentale ilire në fshatin Selcë të Poshtme, Mokër.

Hetimet, të cilat kanë vijuar për rreth një muaj, kanë çuar në identifikimin e tre personave të rinj, të cilët janë hasur duke kryer gërmime në këtë zonë me rëndësi arkeologjike.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po shoqërojnë tre të rinjtë. Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera lidhur me këtë rast.

Burime informojnë se këto gërmime kryhen me qëllim gjetjen e sendeve me vlerë. Zona është e shpallur zonë arkeologjike dhe çdo lloj gërmimi brenda territorit të saj është rreptësisht i ndaluar.

Scroll to Top