Arrestime për trafikim njerëzish në Qafë Botë

Dy persona janë arrestuar në Qafë Botë për trafikim njerëzish.

Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, Vilson Tollja dhe Fatjon Manai, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” në bashkëpunim.

Njëri prej të arrestuarve u kap në flagrancë duke transportuar me automjet katër emigrantë nga Nepali, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin në pikën kufitare të Qafë Botës. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor të tyre.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi automjetin e përdorur për transportin, si dhe një telefon celular, që dyshohet se u përdor për komunikim dhe koordinim të veprimtarisë kriminale.

Scroll to Top