Përfshirje në baste të paligjshme sportive: Chauncey Billups dhe Terry Rozier arrestohen nga FBI
Legjenda e basketbollit amerikanë dhe aktualisht trajner i ekipit të Portland, Chauncey Billups, është arrestuar nën akuzën e përfshirjes në lojëra të jashtëligjshme të fatit. Ai është një nga 30 personat e akuzuar në lidhje me këtë skemë të paligjshme të basteve sportive, ku dyshohet se është i përfshirë edhe një grup kriminal.
Në këtë skemë, është i dyshuar edhe një tjetër figurë e njohur e sportit, mbrojtësi i “Miami Heat”, Terry Rozier, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza si Billups. Mendohet gjithashtu se Rozier ka përdorur informacione konfidenciale të brendshme të NBA-së.
Deri më tani, NBA nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje. Megjithatë, drejtori i FBI-së, Kash Patel, dhe zyrtarë të tjerë dhanë më shumë informacion në një konferencë për shtyp të enjten.
Çështja u ngrit nga zyra e prokurorit të SHBA-së në Brooklyn, e cila më parë kishte ndjekur penalisht ish-lojtarin e NBA-së Jontay Porter, për të njëjtën akuzë.
