Ish-kryetarja e PD Sarandë nënkryetare bashkie, vazhdojnë pazaret

Vijojnë pazaret: Ish-kryetarja e PD Sarandë emërohet nënkryetare bashkie

Partia Socialiste vijon pazaret me eksponentë të Partisë Demokratike. Pas emërimit të ish-deputetes së PD në krye të spitalit të Elbasanit, sot është zyrtarizuar një tjetër lëvizje në jug të vendit. Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, është emëruar nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar. Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.

Ky emërim vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e Partisë Demokratike drejt Partisë Socialiste. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama kishte lënë porosi që partia të hapet drejt opozitarëve. Kjo lëvizje duket se shërben më shumë për të cimentuar idenë se opozitarizmi në vend është shuar, sesa për të fituar vota.

Scroll to Top