Arrestimi i Ilir Metës: Policia shpjegon përdorimin e forcës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nuk sheh problem në mënyrën se si u arrestua ish-presidenti Ilir Meta.

Proda i është përgjigjur deputetit të PD, Klevis Balliu, i cili kishte deklaruar se “ish-presidenti u arrestua si terrorist”.

Nga ana e tij, Proda ka sqaruar se çështja është ende nën hetim, por ka pranuar se është përdorur forcë pasi Meta ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Deputeti Balliu iu drejtua Prodës me këto fjalë: “Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë.”

Si përgjigje, Proda u shpreh: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë me një veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme, që besoj ka qenë proporcionale në raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur.”

Scroll to Top