Arrestohen 3 persona për lojëra fati, policia vazhdon kontrollet

Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit/ Policia: Arrestohen pronari, punonjësi

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Pronari dhe punonjësi, me iniciale B.H., 41 vjeç, dhe R.K., 21 vjeç, si dhe administratori i lokalit, E.G., 26 vjeç, u kapën në flagrancë.

Gjithashtu, është nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 persona të tjerë, ku njëri prej tyre është i mitur, të cilët u kapën duke vënë baste sportive.

Policia sekuestroi 3 celularë, 3 skedina dhe 2 priterë. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie do të vijojnë. Materialet e proceduara i janë referuar Prokurorisë.

Scroll to Top