Tiranë/ Apartamenti shndërruar në “fole” prostitucioni, arrestohen dy shtetase
Dy shtetase të huaja, një vietnameze dhe një kineze, janë arrestuar nga policia. Autoritetet zbuluan se këto dy shtetase të huaja kishin marrë me qira apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”, ku ushtronin prostitucion.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
