Policia e Korçës ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, denoncimi është bërë nga vetë viktima, e cila ka rrëfyer se i dyshuari ka kryer akte seksuale kundër vullnetit të saj. Çështja do hetohet nga prokuroria vendore për të zbardhur të vërtetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
