Arrestohet 20-vjeçar për shantazh në rrjetet sociale

Shantazhon persona në rrjetet sociale me foto, arrestohet 20-vjeçari

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë, pasi ai shantazhonte persona të ndryshëm në rrjetet sociale, duke përdorur fotot e tyre personale.

Gjatë një periudhe rreth dyjavore, i riu kishte krijuar profile false në një rrjet social. Përmes këtyre profileve, ai komunikonte me persona të ndryshëm dhe arrinte të siguronte prej tyre foto personale. Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, u kërkonte viktimave shuma parash që varionin nga 500 deri në 1000 euro, me qëllim që fotot të mos publikoheshin.

Policia ka dokumentuar dy raste mashtrimi. Në njërën prej tyre, i riu ka marrë në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar.

Scroll to Top