Arrestohet 26-vjeçar në Tiranë, furnizonte grupe kriminale me armë

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri: Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri. Autoritetet bënë me dije se Altin Çelami përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan:

  • 4 armë zjarri pistoletë
  • municion luftarak
  • lëndë narkotike kokainë
  • pjesë të ndryshme armësh

Çelami gjithashtu rezulton të jetë i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Aktualisht, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Scroll to Top