Arrestohet 54-vjeçar në Pogradec për shitje droge

Pogradec: Shfrytëzonte lokalin për shitjen e drogës, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar, punonjës i shërbimit zjarrëfikës në bashkinë e Pogradecit, është arrestuar pas një operacioni policor, ku iu gjet një sasi kanabisi në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se përdorte lokalin që kishte në administrim për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe kanë finalizuar goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, shtetasi L. S. është arrestuar në flagrancë. Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr. 1 të Pogradecit, shërbimet e policisë gjetën:

  • Një sasi lëndë narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje.
  • Një shumë parash, që dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet.
  • Dy aparate celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top