Një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia pasi tentoi të hynte në Shqipëri.
Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit në Firence. Ai ishte dënuar me 7 vjet burgim në vitin 2024 për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, rezulton se në vitin 2007, i arrestuari kishte trafikuar lëndë narkotike nga Holanda drejt Italisë.