Arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, është arrestuar disa ditë pas arratisjes së Altin Ndoci nga spitali i qytetit. Arrestimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra, i cili u krye me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Altin Ndoci ishte dërguar në spital për vizita mjekësore, i shoqëruar nga disa efektivë të burgut, kur u arratis.
Informacionet janë në përditësim.
