Arrestohet sirian në Berlin, planifikonte sulm terrorist me motivim islamist

Planifikonte sulm terrorist në Berlin, arrestohet 22-vjeçari sirian nga autoritetet gjermane

Një njësi speciale e policisë në Berlin ka arrestuar një 22-vjeçar sirian, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist. Sipas burimeve, i arrestuari akuzohet për “përgatitje të një krimi të rëndë që rrezikon shtetin, me motivim islamist”.

Prokuroria nuk ka bërë ende të ditura më shumë detaje mbi planet e Abdallah R., por sipas gazetës Bild, objektivi i mundshëm ishte një vend publik në Berlin, dhe sulmi mendohej të ishte “vetëvrasës”.

Në banesën e të arrestuarit u gjetën lëndë shpërthyese, të cilat ai i kishte blerë përmes internetit, si dhe prova që tregojnë se ishte mbështetës i organizatës “Shteti Islamik” (ISIS).

22-vjeçari sirian ndodhet në Gjermani që nga viti 2023, me status mbrojtjeje plotësuese (subsidiar).

Scroll to Top