Atentati me tritol në Shkodër: Policia zbulon detaje të reja
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me lëndë eksplozive, ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Buzukja.
Detajet nga policia:
- Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
- Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
