Atentati në Rinas/ Policia: Brenda makinës së autorëve u gjetën 4 armë
Policia jep detaje lidhur me automjetin e autorëve të vrasjes së Gilmando Danit.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet janë gjetur 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.”
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
