Autoboti me gaz përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Peqin
Një autobot me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve paraprake, nuk është lënduar asnjë person. Një shpërthim i tij do të kishte sjellë pasoja shumë të rënda për automjetet e tjera dhe për kalimtarët e rastit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
