Autor arrestohet pas plagosjes me thikë në Berat

Një 36-vjeçar, i identifikuar si Asllan Fatiu, është arrestuar nga policia e Beratit si autori i dyshuar i plagosjes me thikë të një 85-vjeçari, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2025 brenda një lokali në qytet.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar.

Scroll to Top