Autorët e vrasjes së çiftit Mujeci, identifikohen nga kamerat

Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci, çfarë treguan kamerat e sigurisë

Janë publikuar fotot e Florin dhe Renato Mhillajt, dy nga personat e dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. I dyshuari i tretë është Adriano Mhillaj. Të tre janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje. Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë.

Autorët, të cilët nuk mbanin maska, dyshohet se kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë gjatë ekzekutimit.

Scroll to Top