Avion i humbur në Indonezi: Kërkohen 11 persona

Indonezi: Zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord

Autoritetet indoneziane po kërkojnë një aeroplan të vogël me 11 persona në bord, i cili u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, sipas zyrtarëve të shpëtimit të cituar nga AFP.

Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, Sulawesi Jugore, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java. Ai kishte në bord tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej tetë anëtarësh.

Kontakti me aeroplanin u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.

Kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anwar, deklaroi se ekipet janë vendosur në një zonë malore në distriktin Maros, rreth 42 kilometra nga kryeqyteti i provincës Makassar, ku u regjistrua vendndodhja e fundit e avionit.

Forcat ajrore, policia dhe vullnetarët po marrin pjesë në kërkimet tokësore dhe ajrore.

Andy Sultan, drejtori i operacioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në Makassar, sqaroi se një helikopter dhe një dron janë dërguar në zonë për të gjetur aeroplanin.

Scroll to Top