Avion Turkish Airlines digjet në Katmandu, evakuim i suksesshëm

VIDEO/ Avion i Turkish Airlines përfshihet nga flakët, pamje nga evakuimi i mbi 280 personave në bord

Një zjarr i vogël shpërtheu në një avion të Turkish Airlines pasi u ul në Katmandu, kryeqyteti i Nepalit. Ngjarja detyroi autoritetet të mbyllnin aeroportin për rreth një orë, derisa flakët u vendosën nën kontroll.

Sipas autoriteteve të aviacionit civil nepalez, zjarri shpërtheu në marshin e uljes së pasme të djathtë të avionit Airbus A330-300, i cili kishte mbërritur në Katmandu nga Stambolli. Në bord ndodheshin 277 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht, të gjithë arritën të zbrisnin shëndoshë e mirë nga avioni.

Lajmi u konfirmua për Reuters nga zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull, i cili bëri të ditur se situata u vu shpejt nën kontroll dhe nuk pati të lënduar.

Një raportim nga burime të hapura të inteligjencës (Open Source Intel) konfirmon se gomat e avionit të Turkish Airlines morën flakë gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu, Nepal. Policë të pranishëm në vendngjarje kanë deklaruar se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Scroll to Top