VIDEO/ Momenti diskutabil në “El Clasico”, ish-gjyqtari mbështet Realin: Ishte penallti e pastër
Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzalez, ka komentuar fitoren e Barcelonës kundër Real Madridit në “El Clasico”. Sipas tij, madrilenët duhej të fitonin një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes.
Rasti i diskutueshëm ndodhi kur mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, goditi Jude Bellingham në fytyrë. Përkundër kësaj, gjyqtari i ndeshjes, Alejandro Hernandez Hernandez, nuk akordoi penallti për Realin.
Sipas Iturralde Gonzalez, lëvizja dhe qëllimi i Garcia-s ishin të qarta. “Është penallti sepse ai ngre bërrylin. Lëvizja e bërrylit drejt fytyrës është faktori kyç. Eric Garcia e fillon aksionin duke vrapuar me bërrylin poshtë, e sheh Bellinghamin dhe pastaj e ngre atë,” shpjegoi ai.
Eksperti i arbitrimit vuri në pikëpyetje edhe mungesën e ndërhyrjes së VAR-it. Ai theksoi se, edhe pse kontaktet aksidentale shpesh injorohen, “veprimet e rrezikshme” duhet të rishikohen.
