Avionë luftarakë të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kryer një mision patrullimi 12-orësh pranë kufirit rus gjatë javës.
Forcat ajrore britanike, në bashkëpunim me ato të SHBA-së dhe NATO-s, zhvilluan një patrullim përgjatë kufijve të Rusisë. Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se ky mision i përbashkët me aleatët amerikanë dhe të NATO-s ishte i rëndësishëm, pasi jo vetëm siguron informacione të vlefshme për vëzhgimin operacional, por gjithashtu dërgon një mesazh të fuqishëm uniteti i NATO-s.
Një avion britanik për vëzhgim elektronik, RC-135 Rivet Joint, dhe një avion për patrullim detar, P-8A Poseidon, fluturuan nga rajoni i Arktikut mbi Bjellorusinë dhe Ukrainën, me mbështetjen e një avioni amerikan furnizues, KC-135.
Ky operacion u ndërmor pas shkeljeve të hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s nga Rusia, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.