Avioni i Ministrit Hungarez Pengohet në Bosnjë-Hercegovinë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë i ndalohet ulja e avionit në Banjallukë, arsyeja

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak të ulet në Republikën Sërpska të Bosnjës, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë. Vendimi është marrë pasi Budapesti, sipas tij, ka mbështetur liderin serb të Bosnjës në veprime që cenojnë sovranitetin e vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, deklaroi se Hungaria nuk ka ofruar ndonjë shpjegim për praninë e ministrit të Jashtëm, Peter Szijjarto, në avionin që kërkonte leje për t’u ulur në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.

Szijjarto kishte vizituar Serbinë më parë gjatë ditës për të diskutuar detajet rreth mënyrës se si Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.

Helez shtoi se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, dhe Szijjarto kanë mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnjë e Hercegovinës”.

“Si ministër i Mbrojtjes i Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës. Prandaj, kam vendosur të mos miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.

Scroll to Top