VIDEO/ Përmbysje historike: Bajerni i Mynihut fiton 3-4 pas avantazhit 3-0 kundër Mainz. Rezultatet e tjera të Bundesligës
Bajerni i Mynihut, pavarësisht se siguroi titullin kampion javën e kaluar, nuk ka ndërmend të ndalet. Bavarezët realizuan një përmbysje të jashtëzakonshme, duke fituar 3-4 kundër Mainz, pasi në pjesën e parë ishin duke humbur 3-0.
Vendasit arritën të shënojnë tre herë në pjesën e parë. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë, falë aktivizimit të lojtarëve si Harry Kane dhe Michael Olise.
Për Bajernin, golat u shënuan nga Xhekson në minutën e 53-të, Olise në të 73-tën, Musiala në minutën e 80-të, dhe Harry Kane vulosi fitoren në minutën e 83-të, duke lënë në heshtje stadiumin.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Bayer Leverkusen fitoi në transfertë kundër Këlnit me rezultatin 2-1. Heidenheim mposhti St. Pauli me dy gola diferencë. Dy takime të tjera të luajtura sot janë mbyllur në barazim.
REZULTATET
RENDITJA
PANORAMASPORT.AL
