Bajerni jashtë Champions, Nojer: Na mungoi instinkti vrasës

Eliminimi në gjysmëfinalen e Champions League, kapiteni Nojer: Ja çfarë na mungoi kundër PSG-së

Portieri Manuel Nojer ka folur pas eliminimit të Bajernit nga Liga e Kampionëve, duke theksuar se skuadrës së tij i mungoi konkretizimi në momentet vendimtare.

Skuadra gjermane barazoi 1 me 1 me PSG-në në ndeshjen e kthimit, por rezultati i përgjithshëm i dha kualifikimin skuadrës franceze.

“Mendoj se sonte na mungoi ai instinkti vrasës në sulm. Megjithatë, i patëm rastet për ta fituar ndeshjen. Nuk patëm shumë raste të pastra, por kur t’i krijon këto momente, duhet t’i shfrytëzosh. Shikoni Parisin, ata ishin të pamëshirshëm, shënuan si në ndeshjen e parë. Kjo ishte ajo që na duhej sonte. Ishim shumë afër finales, por nuk arritëm ta mbyllnim punën”, deklaroi Nojer për DAZN.

Scroll to Top