Bajerni kryeson Bundesligën: 9 fitore radhazi!

Bajerni Mynih kryeson Bundesligën me një ecuri të papërsëritshme, duke mposhtur Leverkusenin dhe duke i dhënë fund një serie rekorde

Bajerni Mynih ka vijuar me ritmin e tij perfekt në kampionat, duke arritur nëntë fitore radhazi që nga fillimi i sezonit në Bundesliga. Triumfi më i fundit erdhi kundër skuadrës së Bayer Leverkusen, me rezultatin 3-0, duke i dhënë fund njëkohësisht edhe serisë mbresëlënëse të miqve, të cilët nuk kishin pësuar humbje në 37 ndeshje radhazi jashtë fushe në kampionat.

Dy finalistët më të fundit të futbollit gjerman, Bajerni Mynih dhe Leverkusen, u përballën në sfidën kryesore të javës në Bundesligë. Ndonëse minutat e para të takimit nuk arritën të plotësonin pritshmëritë e larta të këtij dueli të shumëpritur, situata favorizoi skuadrën e Leverkusenit fillimisht. Megjithatë, bavarezëve nuk iu desh shumë kohë për të marrë kontrollin e lojës.

Në minutën e 25-të, Bajerni zhbllokoi rezultatin. Gnabri, me një aksion të shpejtë, arriti të depërtonte dhe të shënonte, duke kaluar topin mes këmbëve të portierit të Leverkusenit, Mark Fleken, i cili nuk pati çfarë të bënte.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Xhekson dyfishoi shifrat. Përpara përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Bajerni shënoi edhe golin e tretë, duke marrë një avantazh komod.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli ndryshim në rezultatin e takimit, teksa Bajerni Mynih vijon ta udhëheqë kampionatin me rekordin e tij perfekt prej 9 fitoresh në 9 ndeshje.

Golat e ndeshjes mund të shihen në videon e publikuar nga PANORAMASPORT.AL.

Scroll to Top