Balla: Kërkesat e PD në Kuvend duhen sipas rregullore

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka shpjeguar arsyet pse kërkesat e opozitës për mocione me debat nuk pranohen gjithmonë në Kuvend.

Sipas zotit Balla, këto kërkesa nuk miratohen nëse bien ndesh me rregulloren e parlamentit. Ai u shpreh se kërkesat e opozitës shpesh sillen të shtrembëruara dhe se nuk ka dëshirë për debat. Balla theksoi se PS është e gatshme të miratojë çdo kërkesë, por vetëm nëse ajo respekton rregulloren dhe nuk bazohet në thashetheme.

Ai gjithashtu shtoi se mund të bëhet një mocion me debat për çështje që lidhen me rrugën europiane, pasi qeveria ka detyrimin të sjellë raporte për këto çështje. “Ju i sillni kërkesat të mangëta dhe të shtrembëruara sepse nuk doni debat. Unë nuk pranoj asnjë kërkesë që bie ndesh me rregulloren. Kërkesat sillini sipas rregullores ose nuk do keni asnjëherë dakordësi. Duhet të kuptoni diçka, jemi të gatshëm të miratojmë çdo kërkesë që të jetë e bazuar në rregullore dhe të mos sillni thashethemet e tavolinave”, tha Taulant Balla.

Scroll to Top