Ulsi Manja i bashkohet Ramës dhe Ballukut në Kryeministri (FOTO)
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej tre orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.
Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, mendohet se ka shkuar në godinën qeveritare për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama, por ende nuk ka informacion zyrtar.
Sakaq, mësohet se takimit Balluku-Rama në Kryeministri i është bashkuar edhe ish-ministri Ulsi Manja. Siç duket në foto, Manja ka hyrë më herët në ambientet e Kryeministrisë.
Zv.kryeministrja, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.
