Banorët e Vlorës protestojnë kundër shpronësimit të paligjshëm

Banorët e katër fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK.

Banorët e katër fshatrave të Vlorës kanë protestuar sot para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në padinë e tyre, ata pretendojnë shpronësimin e paligjshëm të pronave.

Raportohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë të implikuar në tjetërsimin e pronave, duke përvetësuar sipërfaqe tokash në Orikum dhe Tragjas.

Sipas avokatit të tyre, Arben Llangozi, pjesë e grupit që dyshohet se ka përvetësuar pronat janë edhe ish-zyrtarë amerikanë, të cilët janë takuar me kryeministrin Edi Rama.

Scroll to Top