Barcelona siguron titullin e 29-të të La Liga pas fitores emocionuese në El Clasico kundër Real Madridit.
Barcelona është shpallur kampione e La Liga për herë të 29-të në histori. Këtë sezon, fitorja e titullit erdhi në mënyrë zyrtare pas një triumfi në përballjen klasike kundër Real Madridit, El Clasico.
Ndeshja, e cila u zhvillua mes tensioni dhe emocionit, u mbyll me rezultatin 2-0 për Barcelonën.
Momente kyçe të ndeshjes:
- 9′ – Rashford shënon golin e parë për Barcelonën.
- 18′ – Ferran Torres dyfishon avantazhin për Barcelonën.
Gjatë ndeshjes, portieri i Real Madridit, Kurtua, shpëtoi portën e tij disa herë nga goditjet e Ferran Torres dhe Rashford. Bellingham kërkoi një penallti pas një kontakti në zonë, ndërsa Fermin Lopez gjithashtu pati një rast shënimi. Dani Olmo nuk arriti të finalizonte pas një goditje nga këndi, ndërsa Kurtua sërish bëri një pritje të rëndësishme për të parandaluar golin e tretë nga Rashford. Tchuameni dhe Vinicius gjithashtu patën raste për Real Madridin, por nuk arritën të shënonin. Ndërkohë, Gonzalo Garcia humbi një mundësi të mirë para portës së Barcelonës.
Goli i Ferran Torres erdhi pas një asisti elegant me thembër nga Dani Olmo. Goli i Rashford u shënua nga goditja e dënimit.
Formacionet zyrtare:
- Barcelona: Joan Garcia; Erik Garcia, Kubarsi, Gerard Martin, Kanselo; Pedri, Gavi; Dani Olmo, Fermin, Rashford; Ferran Torres. Trajner: Hansi Flik.
- Real Madrid: Kurtua; Trent, Rydiger, Hausen, Fran Garcia; Kamavinga, Tccuameni, Bellingam; Brahim Diaz, Gonzalo Garcia, Vinicius. Trajner: Alvaro Arbeloa.
