Milani humbet kundër Atalantës, rrezikon Champions League

VIDEO/ Milani zgjohet vonë me dy gola në fund, por humbet në shtëpi kundër Atalantës dhe tani rrezikon Champions League.

Milani u përball sot me Atalantën në një duel shumë delikat. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri kishte nevojë me çdo kusht për tre pikët, pasi ka filluar të rrëshqasë në renditje dhe të rrezikojë vendin në Champions League.

Pas humbjes në javën e kaluar, Alegri bëri ndryshime të shumta, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Himenez përkrah Leaos, si dhe emra si Bartesagi, Riçi, De Uinter dhe Loftus-Çik.

MILAN-ATALANTA 2-3

  • 88′ Pavloviç
  • 90’+4′ (penallti) Nkunku
  • 7′ Ederson
  • 29′ Zapakosta
  • 52′ Raspadori

Golat:

  • Nkunku (penallti)
  • Pavloviç
  • Raspadori
  • Zapakosta
  • Ederson

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (3-5-2): Menja; De Uinter, Gabia, Pavloviç; Salemakers, Loftus-Çik, Riçi, Rabio, Bartesagi; Himenez, Leao. Trajner: Masimiliano Alegri

ATALANTA (3-4-2-1): Karneseki; Skalvini, Hien, Kolashinac; Zapakosta, De Ron, Ederson, Zalevski; De Ketelare, Raspadori; Krstoviç. Trajner: Rafaele Paladino

Scroll to Top