Bardhi akuzon Peleshin: Kloun që zbaton urdhra nga Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë akuza ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e cilësuar këtë të fundit si një ‘kloun’ që kryen urdhra të Taulant Ballës.

Bardhi gjithashtu ka theksuar se Balla ka bërë gabime në komunikimin e tij, duke ngatërruar mesazhe në grupet e Kuvendit. Këto mesazhe, sipas Bardhit, i bënin thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të ndërprisnin debatin në sallën e Kuvendit.

Bardhi shpjegoi se ‘skenari ishte përgatitur prej kohësh, para se Niko ‘klouni’ të deklaronte diçka në seancën plenare. Taulant Balla, në mënyrë të gabuar, në vend që të dërgonte mesazhin te grupi parlamentar i PS në WhatsApp, e ka dërguar atë në grupin e Konferencës së Kryetarëve. Aty, ai ka urdhëruar drejtuesit e komisioneve që të sigurojnë praninë e deputetëve të PS-së në sallë, pasi skenari ishte krijuar për të ndërprerë debatin.

Scroll to Top